Hapësira e punës për zyrat e avokatisë

Dokumentet flasin.
Skedari përgjigjet.

Klientët, lëndët, dokumentet dhe email-et në një vend të vetëm. Gjithçka e digjitalizuar, e kërkueshme në çast dhe gati t'u përgjigjet pyetjeve tuaja me Skedari AI, me burime të cituara.

Siguria e dokumenteve

Dosjet tuaja janë
të enkriptuara.

Politika e privatësisë
Enkriptim AES-256

Dokumentet ruhen të enkriptuara

Dokumentet tuaja mbrohen me enkriptim AES-256, që ofron siguri të lartë për dokumente konfidenciale. Ruajmë edhe një kopje të dytë rezervë të dokumenteve tuaja.

Privatësia e zyrës

Krijuesit nuk kanë qasje

Krijuesit e Skedarit nuk kanë qasje në dokumentet tuaja. Ju caktoni cilët anëtarë të zyrës mund t’i shohin.

Skedari AI

Pyeteni Skedari AI.
Merrni përgjigje me burime.

Analizoni dokumentet dhe email-et që ju lejohet të shihni. Çdo përgjigje vjen me burime të klikueshme, që ta verifikoni menjëherë në materialin origjinal.

  • Përmbledhje dhe nxjerrje afatesh
  • Krahasime me ligjet e Republikës së Kosovës
  • Kërkim në web me referenca kur nevojitet

Skedari Mobile

Nga letra në PDF,
për një kohë të shkurtë.

Skanoni nga telefoni, rregulloni faqet dhe zgjidhni lëndën e duhur para ngarkimit. Dokumenti hyn i organizuar, jo thjesht i fotografuar.

  • Zbulim automatik i skajeve të letrës dhe rregullim faqesh
  • OCR për foto dhe PDF (OCR është teknologji per kapjen e shkronjave në foto dhe PDF)
  • Skano edhe nëse nuk ki rrjet. Dokumentet ngarkohen automatikisht.

I përfshirë në çdo plan. Për iPhone dhe Android.

Ekrani real Skano ose ngarko në Skedari Mobile

Skedari për Outlook & Gmail

Email-i bëhet pjesë e lëndës.
Pa dalë nga kutia postare.

Arkivoni mesazhin e hapur dhe attachments e zgjedhura drejt në lëndën përkatëse.

  • Kërkoni lëndët brenda Gmail dhe Outlook
  • Zgjidhni dosjen dhe bashkëngjitjet (attachments)
  • Ruani email-in bashkë me kontekstin e tij
Gmail
Outlook

Skedari Launcher

Redaktoni në Office.
Versionet mbeten në Skedari.

Skedari Launcher rrin hapur në kompjuterin e juaj.

  • Hapje në Word, Excel, PowerPoint ose aplikacionin standard
  • Sinkronizim me Skedari.com pas një ndryshimi të një dokumenti
  • Status dhe përfundim redaktimi nga system tray
Menyja reale e Skedari Launcher në system tray duke monitoruar një kontratë të hapur në Word

Hapësira e punës Skedari.com

Nga dokumenti i parë
te versioni përfundimtar.

Skedari e mban tërë punën e lëndës në një vend, që klientët dhe avokatët të mos presin kurrë derisa dikush të gjejë dokumentin.

Dokumente & versione

S'ka më „kontrata_finale_v3_FIN.docx“. Çdo ruajtje bëhet version i ri i të njejtit dokument në Skedari.com.

Redaktim në desktop

Hapeni në Word, ruajeni me Ctrl+S. Skedari e kap ruajtjen dhe e bën version të ri — pa shkarkim, pa ringarkim.

Arkivim email-esh

Ruani email-in te lënda pa dalë nga Gmail apo Outlook — bashkë me bashkëngjitjet, në dosjen që zgjidhni.

Skanim mobil & OCR

Fotografoni dosjen me telefon në gjykatë; mbërrin si PDF te lënda, me tekst të kërkueshëm që në ngarkim.

Planet

Një plan i thjeshtë.
AI i përfshirë për çdo përdorues.

Çdo ulëse përfshin 1.000 kredite Skedari AI në muaj, të përbashkëta për gjithë zyrën. Blini pako shtesë vetëm kur ju duhen.

Skedari

Gjithçka e përfshirë.

€19/ përdorues / muaj

ose €190 / përdorues / vit2 muaj gratis

  • Hapësira e punës në web
  • Shtojcat për Gmail & Outlook
  • Launcher për redaktim në desktop
  • Aplikacioni mobil me skanim & OCR
  • Kërkim i indeksuar në gjithë zyrën
  • Versionim i plotë i dokumenteve
  • Leje sipas roleve & auditim
  • 50 GB hapësirë për përdorues, e përbashkët për zyrën
  • 1.000 kredite AI për përdorues çdo muaj, të përbashkëta për zyrën
Provo 1 muaj falas

Preferoni ta shihni fillimisht? Kërkoni një demo

Çmimet në EUR. Abonimi paguhet manualisht çdo muaj ose çdo vit; pagesa për periudhën e ardhshme hapet 3 ditë para skadimit. Kreditë AI të përfshira rifreskohen çdo muaj dhe të papërdorurat skadojnë; kreditë e blera nuk skadojnë. AI përdoret vetëm me abonim aktiv. Zyrat e reja aktivizohen nga ekipi ynë — na shkruani për të filluar. Shihni kushtet e shitblerjes dhe politikën e ofrimit dhe rimbursimit.